Botë ERDOGAN BETOHET SI PRESIDENTI I PARË EKZEKUTIV I TURQISË DHE PREZANTON KABINETIN E RI QEVERITAR Nga Wikiliks U postua 10/07/2018 2 Min e Lexuar 0 0 99 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rexhep Tajip Erdgoan, është betuar si presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë, pas fitores së tij në zgjedhjet e 24 qershorit. Ai pritet të njoftojë edhe kabinetin e tij. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka premtuar se do heqë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi. Erdogan fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale me 52.59 për qind të votave, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK). Ndërsa Presidenti Recep Tayyip Erdogan prezanton kabinetin e ri qeveritar Në kabinetin e ri, Abdulhamit Gul emërohet ministër i drejtësisë. Murat Kurum emërohet Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit në kabinetin e ri në Turqi, ndërsa Mevlut Çavusoglu ministër i Jashtëm. Magazina.com – Automjete / Patundshmeri/ Shpallje falas nga te gjitha kategoritë! VIZITO TANI!!! Në kabinetin e ri, ministër i Arsimit emërohet Ziya Selçuk, ministër i Mbrojtjes Hulusi Akar, ndërsa ministër i Shëndetësisë Fahrettin Koca, përcjell Atsh. Berat Albayrak që kishte postin e ministrisë së Energjisë kaloi në ministrinë e Financave, ndërsa Fuat Oktay është vendosur në postin e zëvendëspresidentit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Erdogan: Gjithçka për një marrëveshje Kosovë-Serbi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të …