Botë Erdogan e godet BE’në Nga Wikiliks U postua 10/07/2019 4 Min e Lexuar 0 0 65 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi politikat e Bashkimit Evropian për zgjerimin. “Kohët e fundit kemi vërenjtur se disa qarqe populiste të mjegullta kanë bllokuar politikat e Bashkimit Evropian për zgjerimin. Prirjet negative drejt ndarjes dhe diskriminimit që po përhapen në të gjithë kontinentin rrezikojnë jo vetëm paqen brenda Evropës por edhe të ardhmen e saj dhe potencialin për dhënë shpresë,” tha zoti Erdogan. Presidenti turk i bëri komentet në samitin e 12 vendeve të Ballkanit të organizuar në Bosnjë. i pranishëm nga Shqipëria ishte Presidenti Ilir Meta. Disa udhëheqësit ballkanikë theksuan zhgënjimin e thellë për mungesën e zbatimit të premtimeve për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të kundërshtuara nga disa vende të bllokut. Në qershor, qeveritë e Bashkimit Evropian papritmas pezulluan një vendim për fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, duke hedhur dyshime mbi strategjinë egzistuese të bllokut përballë pranisë gjithnjë e më të madhe të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Dëshira e Bashkimit Evropian për zgjerim të mëtejshëm është dobësuar nga ndjenjat e votuesve kundër imigrantëve si dhe nga shtimi i kritikave për proceses tejet komplekse të vendimarrjes së bllokut që përbëhet nga 28 vende anëtare. Franca dhe Holanda me mbështetje edhe nga Danimarka mund të kërkojnë kushte të mëtejshme si më shumë reforma për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Kosova, një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, e bojkotoi takimin ndërsa vendi mikpritës dhe që synon Bashkimin Evropian, Bosnja nuk e ka njohur Prishtinën. “Bosnja-Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën dhe ne po ndjekim dhe mbështesim bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve. Bosnja-Hercegovina është e gatshme të pranojë çdo marrëveshje të arritur me Prishtinës dhe Beogradit”,– u shpreh Milorad Dodik, kryetar i presidencës trepalëshe të Bosnjës. Bosnja, e cila është e ndarë në dy rajone me bazë etnike nën një qeverisje të dobët qendrore, nuk e ka njohur Kosovën si rezultat i kundërshtimit të pjesës serbe të Bosnjës e cila ndjek të njëjtën politikë si Serbia. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare deputeti i Bundestagut gjerman, Peter …