Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Truqisë dhe kryetari i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), Recep Tayyip Erdogan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve, ka deklaruar se “deri më sot nuk kanë mundur të na gjunjëzojnë, edhe pas kësaj nuk do të munden”, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Erdogan i është drejtur me një fjalim qytetarëve të cilët e pritnin ardhjen e tij për të marrë pjesë në Kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë, që po mbahet në Ankara. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Duke rikujtuar se partia që drejton ai është është themeluar para 17 viteve, Erdoğan tha se si një parti e cila përgatitet shumë më mirë për një të ardhme më të re dhe më dinamike, ata sot i kanë dhënë mesazhe të mëdha Turqisë dhe botës. “Ne jemi një popull i vetëm, një flamur, një atdhe, një shtet dhe përgjigjen më të mirë ndaj atyre që dëshirojnë të na përçajnë e japim edhe në votime edhe në sheshe”, është shprehur presidenti Erdogan, duke vënë theksin se sot do t’i japin një mesazh ndryshe botës duke zhvilluar për herë të parë kongresin me sistemin e ri. “Ne deri më sot nuk jemi përkulur askund. Ne jemi përkulur vetëm në ruku dhe sexhde para Allahut. Nësa ata kanë dollarin, ne kemi Allahun dhe ne vazhdojmë rrugën tonë me hapa të sigurtë. Deri më sot nuk kanë mundur të na gjunjëzojnë, edhe pas kësaj nuk do të munden. Mjafton që ju të qëndroni drejtë”, tha Erdogan në fjalimin e tij. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin Franko-Gjerman Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi përmes një shkrimi në rrjetin social ka …