Botë Erdogani shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me Gjermaninë Nga Wikiliks U postua 24/09/2018 2 Min e Lexuar 0 0 47 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se shpreson që vizita e tij në Gjermani do të ndihmojë në dhënien fund të tensioneve në mes të dyja shteteve. Përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive të dy shteteve, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë prioritetet që do të diskutohen gjatë vizitës në Gjermani, u tha sot gazetarëve presidenti turk, raporton “DPA”. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Erdogani do të arrijë në Berlin të enjten me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ai pritet të takohet dy herë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara se të marrë pjesë në hapjen e një xhamie në Këln. Për muaj të tërë, Turqia dhe Gjermania kanë tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan pas arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi dhe shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Ankaraja. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
SI E NXORRI DËSHMITARI KASETËN E KRIMIT NGA KRUSHA DERI NE SHQIPËRI Dëshmitari i masakrës në Krushë të Madh ka treguar se si ka arritur t’i …