Botë Erë e luftës, sulmohen tankerat e naftës afër Iranit Nga Wikiliks U postua 14/06/2019 2 Min e Lexuar 0 0 45 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy cisterna nafte u dëmtuan të enjten nga sulmet në Gjirin e Omanit, një rrugë detare strategjike pranë brigjeve të Iranit. Autoriteti norvegjez i Marinës tha se në anijen norvegjeze Front Altair u njoftua për tre shpërthime, pas një sulmi të dyshuar ndaj një tjetër anijeje me pronësi gjermane. Flota e pestë amerikane me bazë në Bahrein tha se kishte marrë thirrje emergjente nga të dyja cisternat dhe se po u jep ndihmë. Agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se ushtria iraniane kishte shpëtuar 44 anëtarë ekuipazhi të cisternave dhe se të dyja anijet ishin në flakë. Ende nuk ka njoftime se çfarë lëndësh shpërthyese mund të kenë shkaktuar dëmtimet në dy anijet. Gjiri i Omanit është pranë Hormuzit, ngushticës që shërben si një rrugë strategjike për transportin e naftës bruto. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se kishte përdorur minat për të sulmuar katër cisterna nafte pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo bëri që SHBA-të të dërgonin në zonë avionë dhe logjistikë ushtarake duke menduar seriozisht kundërvënien ndaj këtyre sulmeve. Ndërkohë, Irani mohoi se kishte gisht në incident. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ilir Sadriu: Ky nuk është ndryshimi” Hajnia duhet ndalur “ Nëprëmjet një postimi në facebook, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ilir Sadriu, …