Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë duke përfshirë edhe presidentin serb po qëndrojnë në Selanik ku po diskutohet forcimi i bashkëpunimit për vendet e Rajonit. Vuçiq më herëtë deklaroi se në mesin e këtyre shteteve, dy prej tyre nuk e njohin Kosovën duke theksuar se ato duhet të vazhdojnë të kenë këto qëndrime. Presidenti serb si një nga problemet kryesore në Ballkan përmendi edhe raportet Kosovë-Serbi. Për zgjidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit foli edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, transmeton lajmi.net. Ai tha se përkundër vështirësive, problemet mes dy shteteve duhet të zgjidhen. “Ne e trajtojmë Serbinë si anëtare të BE-së. Mbështetja është që të zgjidhet çështja me Kosovën, e dimë se është e dhimbshme, por kështu është më mirë për të gjithë”, deklaroi Borisov. Në këtë takim Greqia e Rumania i dhanë përkrahje Serbisë për anëtarësim në BE. Takimi i radhës mes tyre pritet të mbahet në Beograd. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
CILAT JANË SHTETET QË PO PËRFITOJNË NGA KOSOVA – PAS TAKSËS SË VENDOSUR NDAJ SERBISË E BEH Rampa e Kosovës për mallrat nga Serbia,e cila ekonominë serbe brenda vitit e dëmton …