Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gazeta evropiane me seli në Bruksel, EUobserves, i ka kushtuar një artikull thellimit të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se kjo e fundit duke nxitur kujtime të këqija kërcënon ta pushtojë Kosovën. Artikulli fillon duke treguar se si Serbia duke u mbështetur në fushatë propaganduese, ka akuzuar Kosovën se po planifikon “spastrim etnik” të serbëve kosovarë, duke nxitur kujtime të këqija për luftërat në Ballkan. “Unë shpresoj që kurrë nuk do të duhet ta përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë. Sepse ne nuk mund të shikojmë një spastrim të ri etnik të serbëve në Kosovë apo stuhi të reja”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, para konferencës për shtyp. Operacioni Stuhia ishte emri i betejës së fundit të Kroacisë për t’u pavarësuar nga Serbia në vitin 1995, operacion ky që rezultoi në dëbimin e mbi 150,000 serbëve etnike nga Kroacia, shkruan EUobserver, transmeton Klan Kosova. “Brnabiq ka folur edhe për planet e udhëheqësve kosovarë për t’i transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. “Me 15 dhjetor kjo ushtri do të aktivizohet për t’i nënshtruar njerëzit vetëm për shkak se ata janë serbë”, ka thënë Brnabiq duke iu referuar katër komunave në veri të Mitrovicës të cilat de-fakto mbeten nën kontrollin e Serbisë. Kjo gazetë gjithashtu shkruan se edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur benzinë në zjarr duke thënë se Serbia do të reagojë nëse Kosova formon ushtrinë e saj. “Serbia nuk mund të shikojë paqësisht shkatërrimin e popullit serb”, ka thënë Vuçiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ambasadori gjerman në Mal të Zi: Së bashku me Francën do ta ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbi Gjermania, e cila mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit më 1 korrik, së …