Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që ta mposhtë Prishtinën dhe ta fitojë titullin e tretë në histori. Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha. Pas ndeshjet numri një i Niklit, Naser Rama u shpreh tejet i kënaqur me skuadrën e tij dhe në fund tregoi edhe shumën që ka rezervuar për lojtarët e tij, me rastin e fitimit të titullit kampion, shkruan KosovaPress. “Sigurisht që jemi të kënaqur. Sukseset nuk kanë munguar te klubi, por mendoj që ekipa e ka merituar këtë. Kemi pasur një ekip super të mirë për këtë sezon, megjithëse prapë planifikojmë që do të ketë përmirësime për kualifikime, por ekipin bazë e kemi veçse të kompletuar, kështu që e kemi me meritë këtë fitore”, ka thënë Rama pas ndeshjes. “Ato janë do shifra, janë diku rreth 1 milion e gjysmë buxhet për klubin e futbollit. Premia për këtë ndeshje e kapin shifrën diku rreth 200.000 euro”, ka shtuar më tej ai. Ka përfunduar edhe zyrtarisht sezoni 2018/2019 i Ipko Superligës së Kosovës në futboll me Feronikelin që u shpall kampion. Ky sezon i ligës së Kosovës do të mbahet gjatë në mend, pasi askush nuk ka arritur deri më tani që të arkëtojë 80 pikë, e që këtë e bëri skuadra nga Drenasi. Feronikeli ishte në një garë të ashpër me Prishtinën dhe Llapin, duke bërë që titulli të vendoset në xhiron e fundit, e që njëherësh mblodhi edhe një numër të lartë të tifozëve në stadium. (Foto: Facebook/KF Feronikeli/FFK) Xhiroja e fundit për titull që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, mori vëmendje të madhe, pasi Feronikeli dhe Prishtina kishin vetëm dy pikë dallim dhe do të vendosej se kush do të shpallej kampion i Ipko Superligës së Kosovë. ‘Xehetarët’ ishin dukshëm më të mirë se bardhekaltit, duke dominuar në të dyja pjesët e ndeshjes. Prishtina kishte njërën ndër paraqitjet më të dobëta të këtij sezoni, duke mos arritur të bënin asnjë gjuajtje në portë deri në minutat e fundit. Feronikeli arriti të shpallej kampion i Superligës, me golin e vetëm të shënuar në ndeshje nga Yll Hoxha që realizoi në minutën e 73-të në portën e Visar Bekajt. Like 0