Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se kufijtë nuk mund të ndryshojnë.

Në një intervistë për “Kosovapress” Sejdiu ka folur për Samitin e Berlinit, për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve dhe rrezikun që Kosova mund të ketë në marrëdhëniet me miqtë e saj ndërkombëtarë.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë formulë nga miqtë ndërkombëtarë ku thuhet se: “mund të bëni çfarë të doni më kufijtë”. Ai ka thënë se lëvizja e kufijve nënkupton destabilitet në rajon.

Duke folur për veriun e Kosovës, Sejdiu ka thënë se Serbia ka arritur që të mbajë peng një pjesë të rëndësishme të qytetarëve serbë ku teledirigjohen nga Beogradi.

Më tutje, Sejdiu ka theksuar se LDK-ja është duke gabuar me mosqëndrimin e saj për dialogun.

Në këtë intervistë Sejdiu ka folur taksën 100 për qind, PDK-në dhe për zgjedhjet e brendshme në LDK-së.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme