Në këto momete policia e Maqedonisë ka lëshuar fletarrest për ish kryeminstrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Po ashtu në këto momente forca të shumta të policisë kanë rethuar banesën e Gruevskit, ndërsa po bëhet bastisje në banesën e tij, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë nuk arriti t’ia marrë mandatin deputetit dhe ish- kryeministrit, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Për heqjen e mandatit votuan 58 deputetë, ndërsa kundër 29 deputetë të VMRO-së. Që t’i merrej mandati, duhej të votonin 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve.
Nisma ishte paraqitur në Komisionin për çështje të mandateve pas njoftimit që kishte marrë Kuvendi nga gjykata për dënimin e Nikolla Gruevskit me dy vjet burgim.