Faqja Kryesore Teknologji Samsung fillimisht do të prodhoj vetëm 1 milionë njësi të telefonit të palosshëm

Samsung fillimisht do të prodhoj vetëm 1 milionë njësi të telefonit të palosshëm

2 Min e Lexuar
0
0
65

Në konferencën e zhvilluesve të Samsung që u mbajt javën e kaluar, kompania prezantoi zyrtarisht telefonin e tyre të palosshëm. Dizajni i telefonit aktual ishte i fshehur, por në ngjarje u kuptua se si funksionon pajisja dhe çfarë mund të jemi në gjendje të presim.

Ende nuk ka informata për një lansim të vërtetë, por duket se sa i përket disponueshmërisë, Samsung mund të mos prodhojë shumë njësi në fillim.

Sipas një raporti nga Korea (nëpërmjet SamMobile), duket se Samsung fillimisht do të prodhojë 1 milion njësi të telefonit inovativ.

Kjo duket të jetë në koordinim me një raport të mëparshëm që sugjeroi se telefoni mund të jetë një pajisje e kufizuar në prodhim.

Ndërkohë që 1 milion njësi nuk është shifër e vogël, është shumë më pak se ajo që shet Samsung kur është fjala për pajisjet e tyre kryesore, si Galaxy S dhe Galaxy Note.

Raporti vazhdon të shtojë se Samsung mund të rrisë prodhimin e telefonit nëse ka një kërkesë për të. Kjo nuk është hera e parë që ne kemi parë Samsung të testojë tregun.

Disa vjet më parë Samsung lansoi Galaxy Round, një telefon që testoi pritjen e tregut për telefona me shfaqje fleksibël, gjë që rezultoi në të ardhmen e Galaxy S dhe Note me qoshe të lakuara.

Gjithashtu nuk ka informatë zyrtare për çmimin e telefonit, por së fundi u spekulua se mund të kushtojë afërsisht 2,000 dollarë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Teknologji