SULMI SI MBROJTJE NGA DËSHTIMI
​Shkruan Gazmend Aliu

Ndonëse pata vendosur të mos merem shumë me pushtetin aktual në mënyrë që t’i japim hapësirë kryetarit të punojë dhe përmbushë premtimet e dhëna në fushatë,​ deklarimet e fundit të Shqiprim Arifit më detyruan të reagojë.

Deklarata e kryetarit mbi “mëditjet e mia, keqmenaxhimin dhe aktivitetet e tjera” si drejtor i N.P “Moravica” janë vetëm një shpifje, të pavërteta, të pasakta, tendencioze dhe me prapavijë politike
Më habit fakti se edhe pas tri viteve, kryetari i Komunës ende sillet si opozitë duke mos e kuptuar se është në pushtet. Kjo më bën të mendoj se marrja me të kaluarën është mungesë e vizionit për të ardhmën, mungesë e kapaciteteve, një kurthë që kryetari ja ngriti vetes në fushatë duke dhënë premtime megallomane për punësime, transparence, hapje të fabrikave, hapje të kufijve, hapje të gjykatave e çka jo tjetër.

Nuk është hera e pare dhe nuk do të jetë as e fundit që kryetari i Komunës meret me mua dhe tenton që ta njollos figurën time, ani se edhe vetë shumica e anëtarëve të APN-së edhe sot më konsiderojnë si drejtori më i suksesshëm i qeverisjes së APN-së.
Kryetari i Komunës së Preshevës nuk ka harruar ndoshta kohën kur më bllokonte mjetet përderisa isha drejtor. Atëher N.P “Moravica” kishte një buxhet prej 25 milionë dinarë, kurse vetëm vitin e kaluar (2018), kjo ndërmarrje mori rreth 50 milionë dinarë ( mbi 210.000 euro) më tepër nga komuna. Me këtë rast, unë publikuisht kërkoi nga kryetari i Komunës t’ia sqarojë opinjonit publik se ku u harxhuan këto mjete te N.P “Moravica”? Unë publikisht kërkoi nga kryetari ta formojë komisionin nga Kuvendi Komunal që ta hetojë punën e N.P “Moravica” për kohën sa isha unë drejtor dhe kohën pas meje. Publikisht kërkoi nga kryetari që i njëjti komision të hetojë edhe punën e tij si kryetar. Kryetari e din se unë jam i vetmi që e kam bërë publik në interenet raportin e N.P “Moravica” në kohën sa isha drejtor.

E ftoj publikisht që edhe ai të veprojë si unë, ta bëjë publik raportin e tij si kryetar. A e ka guximin kryetari ta bëjë?
Publikisht e ftoj kryetarin t’ia sqarojë opinionit se ku dhe si po harxhohet buxheti komunal tri vitet e fundit, në kohen sa ai është kryetar dhe mos t’i mbulojë dështimet e këtij pushteti duke u marrë me të kaluarën, sepse këtë strategji të kryetarit me „partitë e stërvjetruara“, përpos disa përfituesëve rreth tijë pa parime dhe dinjitet nuk po e beson më askush as në APN, e mos të flasim në popullatë.

Kryetari i Komunës të punojë dhe të na bindë me punë e jo me fjalë. Nëse ka guxim, e ftojë në debat televiziv. Mediumin dhe moderatorin mund ta përzgjedhë vet, siç i pëlqen zakonisht.
Deri në atë kohë, ende po e pres ndryshimin e premtuar të Shqiprim Arifit. Ndryshimin i cili edhe pas tri vite s’po shihet as në horizont.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme