Borussia Dortmund e kanë nisur fuqishëm afatin kalimtar veror duke i transferuar tre lojtarë brenda 24 orëve. 

Djemtë e Lucien Favre e humbën titullin e Bundesligës në ditën e fundit të sezonit, ku e fitoi Bayern Munich me vetëm dy pikë epërsi.

Por Dortmund edhe përkundër faktit që e humbi titullin, ata janë duke u bërë gati për sezonin e ardhshëm.

Klubi ka njoftuar nënshkrimet me Nico Schulz nga Hoffenheim, Thorgan Hazard nga Borussia Monchengladbach dhe Julian Brandt nga Bayer Leverkusen.

Të tre janë lojtarë që luajnë për kombëtaret e tyre dhe me emër, duke bërë sezon të mirë këtë vit.  Ajo që i bën marrëveshjet edhe më mbresëlënëse është se sa pak para i kanë shpenzuar klubi.

Gjithsesi, transferimet do t’i kushtojnë klubit rreth 66 milionë funte (75 milionë euro), që është pak më shumë se 58 milionë funtet (65 milionë euro) që i morën nga Chelsea për Christian Pulisicin.

Secili lojtar është blerë 22 milion funte (25 milionë euro).

Schulz është mbrojtës i majtë që i përshtatet stilit sulmues të Dortmundit.

Embedded video

Gjerman ka pesë asistime me Hoffenheim dhe është lojtar shartues në ekipin e Joachim Lowit.

Sa i përket Hazard dhe Brandt, ata dy janë ndër mesfushorët më të mirë të Bundesligës që dinë të sulmojnë.

Hazard shënoi 10 herë dhe asistoi 10 më shumë në 33 ndeshje me Monchengladbachin.

Brandt nuk ishte larg, duke shënuar shtatë herë, duke ndihmuar me 11 asistime.

Duke ia shtuar edhe emrat e Marco Reus, Paco Alcacer dhe Jadon Sancho, sulmi i tyre do të jetë i frikshëm.

Mbetet të shihet se a do të munden t’i japin fund dominimit të Bayernit në sezonin 2019/20.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport