Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përmes një deklarate për mediat, ministri Gent Cakaj vuri në dukje se janë mbi 350 pasaporta diplomatike, të cilat mbahen nga persona të ndryshëm në kundërshtim me ligjin. Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë një pasaportë të tillë që ta dorëzojnë sa më parë, pasi në të kundërt, ajo do të shpallet e pavlefshme. “Sot kemi trashëguar një sistem anormal të lëshimit të pasaportës diplomatike. Shqipëria ka dyfishin e pasaportës diplomatike në krahasim me vendet e zhvilluara. Sot në Shqipëria ka më shumë se 350 persona, që mbajnë pasaporta në kundërshtim me ligjin. I ftoj publikisht të gjithë që të dorëzojnë pasaportën diplomatike dhe në rast se nuk e bëjnë, ata do të behën të pavlefshme”, tha ai. Më tek ministri shtoi se “Pasaporta e Shqipërisë duhet të fuqizohet edhe më tej me liberalizimin e vizave me vendet e tjera”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mbappe pritet të transferohet në Juventus Kylian Mbappe pritet të largohet nga PSG gjatë verës. E interesim të madhë për …