Kylian Mbappe pritet të largohet nga PSG gjatë verës. E interesim të madhë për transferimin e tij ka shfaqur gjiganti italian, Juventus.

Sipas Tuttosport, tani drejtuesit e ‘Zonës së Vjetër’ kanë nisur përpjekjet për sjelljen e sulmuesit francez në Itali, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës, pas fitores kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, Paratici u ka premtuar tifozëve të Juventusit se do të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Mbappen.

Konkurrenti më i madh i Juventusit për të nënshkruar me Mbappen, është Real Madrid, që me ardhjen e
Zidane në krye të skuadrës, mund të rris presionin te PSG për të hequr dorë nga talenti francez.

Mbetet të shihet se cili ekip do të arrijë të bindë Mbappen.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport