Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Disa raunde takimesh ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel, në të cilat filloi edhe diskutimi i korrigjimi të kufijve me ndihmën e ndërmjetësueses Federica Mogherini, janë ndërprerë nga vendimi i Ramush Haradinajt për taksë ndaj Serbisë. Tani për rifillimin e negociatave ndërmjet dy shteteve, po angazhohet fuqishëm kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është edhe një nga kundërshtaret më të ashpra të idesë së prekjes së kufijve. Merkel për të vendosur dialogun në binarë, përveç deklarimeve publike, është angazhuar që se bashku me presidentin e Francës, Emanuel Macron të organizojë Samitin e Berlinit, ku morën pjesë edhe krerët më të lartë të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë. Si rezultat shumë i mirë i këtij samiti, po shihet fakti që Kosova dhe Serbia janë pajtuar të vazhdojnë bisedimet, duke anashkaluar plotësisht temën e prekjes së kufijve, ide kjo për të cilën u konstatua se u gropos në Berlin me 29 prill të këtij viti. Në Berlin ndër të tjera, u pajtuan që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë takimet në një Samit tjetër në Paris, që do të ndërmjetësohet përsëri nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti Francës, Emanuel Makron e që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti. Sipas burimeve të Gazetës Express, Merkel tashmë ka filluar parapërgatitjet për mbajtjen e këtij Samiti. Në Beograd dje ka qëndruar një delegacion gjerman, i kryesuar nga diplomati gjerman, Thomas Ossowski, i cili ka takuar kryeministren serbe, Ana Brnabiq, i cili ka thënë se bllokimi i dialogut është një rrezik. Sipas tij, Samiti i Parisit do të jetë një mundësi e mirë për rifillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të finalizohej me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që ruan stabilitetin e rajonit. Për zërat që kanë mohuar vlerën e Samitit të Berlinit, diplomati gjerman ka thënë se Samiti i mbajtur në kryeqendrën gjermane nuk ka qenë një raund i ri i bisedimeve, dhe vetëm ka treguar se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Gjermaninë, Francën dhe BE-në në përgjithësi. Ndërkohë bazuar në këto burime diplomatike, ky delegacion gjerman, në ditët në vijim do të vizitojë edhe Republikën e Kosovës, ku do të prezantohet idetë e reja për vazhdimin e dialogut me Serbinë, dhe për të treguar se ideja për korrigjim të kufijve ka marrë fund. “Ky delegacion i Merkelit do të vizitojë Beogradin. Pastaj pas një kohe do të vijnë edhe në Prishtinë për të prezantuar idetë e reja për dialogun, dhe do të tregojnë se tema e korrigjimit të kufijve është varrosur përfundimisht”. Ndërkohë në Prishtinë ky burim thotë se do të vijnë për të prezantuar edhe ‘planin gjerman’ për Kosovën. Siç sqaron ky burim, Gjermania është duke organizuar këto Samite, për t’ia pa mundësuar përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, që të ndërmarr ndonjë veprim sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. “Ideja e këtyre Samiteve është që të shtyhet sa më shumë procesi që të mos bëhet me asgjë nën udhëheqjen e Mogherinit. Pra që procesi të rifillojë prapë por me ndërmjetësues të ri. E synim kryesor është që këto bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rikthehen në bisedime plotësisht teknike, duke eliminuar plotësisht temën e korrigjimit të kufijve. Lidhur me këtë,ka kontaktuar edhe zyrën për media të kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët kanë thënë se nuk mund të japin detaje sa i përket emërtimeve individuale rreth punës së Kancelarisë Gjermane. “Si parim, ne nuk japim asnjë informacion mbi emërimet individuale në nivelin e punës të Kancelarisë Federale”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express. Samiti i Parisit do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, e ku do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e kancelares Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron. Ky Samit po shihet si vazhdimësi i atij të Berlinit, takime këto për të cilat presidenti Thaçi nuk ka pritje të mëdha. Ai thotë që pa përfshirjen e SHBA-së në këto bisedime nuk mund të arrihet asgjë, duke paralajmëruar kështu edhe një vizitë në Washington para Samitit të Parisit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ministrja franceze i këput shpresat : S’ka anëtarësim Ministrja e Jashtme e Francës, Natali Loazo ka njoftuar se gjendja aktuale e Bashkimit …