Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtuesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive. Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare, thuhet në njoftimin e bërë nga kryetari Haskuka, transmeton Telegrafi. Ndërkohë drejtuesi i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati ka njoftuar ditë më parëse do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive gjatë muajit të Ramazanit për familjet në nevojë Like 0
Kryetari Mustafi e quan Historike vendimin e qeveris Kurti Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi e quan “Historike” vendimin e qeveris Kurti …