Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Derbi i qytetit të Gjilanit, mes Gjilanit dhe Dritës, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka nxitur një përplasje mes tifozërive të të dy skuadrave. FFK njoftoi se derbi i të dielës së 7 prillit do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve në Prishtinë. Por, këtë nuk e kanë pritur aspak mirë “Intelektualët” dhe “Skifterat”. Përmes një njoftimi në Facebook, “Intelektualët” kanë thënë se do ta përkrahin Dritën edhe në ndonjë planet tjetër, por nuk po e kuptojnë “përse kjo pasuri e qytetit po i jepet një qyteti tjetër për arsye banale”. “Të nderuar qytetarë të Gilanit sipas vendimit të FFK-së i ardhur nga kërkesa e rivalit tonë lokal është vendosur që derbi i këtij qyteti të vendoset në një qytet tjetër, pra në Prishtinë. Për ne nuk ka aspak rëndësi se ku luan DRITA pasi që edhe në tjetër planet do jemi pas saj. Por ajo që po na pengon është se kjo pasuri e qytetit po i jepet një qyteti tjetër për një arsye banale siç është ajo e sigurisë që nuk qëndron aspak pasi që derbi i kaluar u luajt në të njëjtat kushte dhe të njëjtin stadium. Pengesë tjetër për ne është se po dëmtohet buxheti jonë që po e arrijmë me shumë mund fal qytetarëve të qytetit. Me këtë vendim po dëmtohen edhe bizneset e qytetit që në ditën e derbit janë mjaftë të frekuentuar nga qytetarët”, thuhet në njoftim. Në fund “Intelektualët” kanë thumbuar rivalët e tyre “Skifterat”. “Pavarësisht këtyre pengesave ne do jemi aty ku marrim gjithmonë kupa! Mirëpo dikujt po i konvenon kjo, por dyshimet tona janë që klubi pa histori këtë kërkesë e ka bërë nga dëshira e madhe për ta luajtur një ndeshje në ndriçimin e reflektorëve. Mirëpo kjo dëshirë e madhe do ju kushtoj atyre pak shikuesve që i kanë pasi që do detyrohen t’i ndërrojnë së paku dy autobusë”, thuhet në fund të njoftimit të “Intelektualëve”. Në anën tjetër, pas këtij reagimi ka ardhur edhe reagimi i “Skifterave”. Ata kanë thënë se “vetëm frikacakët ankohen dhe vajtojnë ndaj këtij vendimi”. “Vetëm frikacakët ankohen dhe vajtojnë për arsye të ndryshme ndaj këtij vendimi dhe ne nuk jemi fajtor për ata që Prishtinën e kanë me viza,prandaj në vend të kësaj ne zgjedhim të ju ftojmë që bashkërisht t’i tregojmë edhe njëherë opinionit vendor dhe ndërkombëtar më të mirën që gëzon Superliga e Kosovës. Kjo le të shërbejë për të shpërfaqur nevojën e madhe të përfundimit të punimeve në stadiumin e qytetit sa më shpejtë të jetë e mundur. Për detajet e spektaklit që do të dhurojmë në Prishtinë do të ju njoftojmë nderkohë, mjafton të rezervoni vikendin për të qenë prezent”. Like 0