Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka pritur në një darkë pune deputetët e Bundestagut Gjerman ku i ka njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së preshevës dhe zhvillimet e fundit politike në vend, ka bër të diturë krytari Kamberi përmes një shkrimi në rrjetin social.

Ky është postimi i plot i kryetarit

Darkë pune dhe takim i veçantë me deputetët e Bundestagut Gjerman, ish ministrin, Christian Schmidt dhe deputetin Peter Beyer.

Bashkë me kryetarin e Këshillit Nacional, Ragmi Mustafa, me mysafirët nga Budestagu Gjerman, biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginës së Preshevës, nevojën për prezencë më të madhe bashkësisë ndërkombëtare dhe për domosdoshmërinë e një zgjidhje të drejtë dhe afatgjate të rajonit.

Gjatë takimit paraqitëm edhe qëndrimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës rreth procesit të Brukselit dhe dialogut Kosovë – Sërbi.

Zgjidhja e statusit të Luginës së Preshevës e domosdoshme. Të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës parakusht për proceset integruese.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme