Faqja Kryesore Botë Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi

Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi

4 Min e Lexuar
0
0
46

Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollat 8 vjeçare në Turqi, përkrah kurseve intensive të pavarura të shqipes u konsiderua sot si një arritje e rëndësishme nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

Në mesazhin drejtuar shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, Gazheli evidentoi të gjitha sfidat dhe arritjet gjatë vitit 2018.

“2018-ta po mbledh rrezet e fundit dhe kjo ambasadë mendon se i ka përmbushur më së miri sfidat që u shfaqën. Sfidat tona në të shumtën e rasteve ishin dhe janë kurorëzim suksesesh. Viti që po lëmë, për nga ana e realizimit të objektivave, mund të thuhet se ka shumë pika për tu vënë në pah”, tha Gazheli.

Numri i individëve apo i bizneseve, që duan të vijnë në Turqi apo të shkojnë në Shqipëri, sipas ambasadorit, është gjithnjë në rritje.

“Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore”, tha Gazheli.

Për sa i përket gjeopolitikës, Gazheli vlerësoi se Turqia është një ndër partnerët besnik të Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare kudo në botë, të cilën e ka vërtetuar me mbështetjen e fundit të kandidaturave tona në OSBE, në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, etj.

Përveç kësaj, Gazheli theksoi se ambasada shqiptare ka qenë aktive si në diplomacinë ekonomike me vizitat që ka bërë dhe në thithjen e investimeve. Po ashtu, ai nënvizoi asistencën e ofruar shqiptarëve apo rolin e ambasadës në ekuilibrin e marrëdhënieve me vendin pritës dhe vendin që mbulojmë.

Gjithashtu, Gazheli theksoi se shumë të sëmurë që zgjedhin të kurohen në Turqi falë marrëveshjes midis dy shteteve tona gjejnë mbështetje dhe zgjidhje këtu. /ATSH/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë