Botë Gjykata e BE-së: Britania e Madhe ka të drejtë ta anulojë BREXIT-in Nga Wikiliks U postua 10/12/2018 3 Min e Lexuar 0 0 41 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar ka të drejtë që ta anulojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian pa lejen paraprake të 27 anëtarëve tjerë të BE-së. Gjykatësit e kësaj gjykate kanë vlerësuar se tërheqja mund të bëhet pa i ndryshuar rregulloret e anëtarësisë së Britanisë. Një grup politikanësh që ishin kundër BREXIT-it kanë thënë se Britania e Madhe duhet që përfundimisht ta ndalojë BREXIT-in, por ata u kundërshtuan nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian. Vendimi i gjykatës vjen vetëm një ditë para se deputetët britanikë ta votojnë marrëveshjen për tërheqje në kuvend. Pritet të marrëveshja e tanishme të kundërshtohet në masë të madhe nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Dhomës së Ulët, të cilët do ta votojnë marrëveshjen të martën në mbrëmje. Besohet se vendimi i gjykatës tashmë i ka rritur edhe më shumë gjasat që Britania e Madhe të qëndrojë në Bashkimin Evropian. Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thotë se e drejta e një shteti për ta ndryshuar qëndrimit është në fuqi deri në momentin që një marrëveshje për tërheqje të miratohet nga të dyja palët ose për dy vjet pas njoftimit për tërheqje nga BE-ja. Sidoqoftë, ky vendim po kritikohet nga zyrtarët e BE-së sepse, sipas tyre, ai mund të shfrytëzohet si arsyetim edhe për shtetet tjera, të cilat mund ta shprehin vullnetin për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian në të ardhmen. Edhe avokatët e qeverisë britanike e kanë kundërshtuar vendimin sepse ata kanë thënë se politikanët e kanë politizuar këtë çështje për t’i bërë trysni kuvendit, shkruan “The Guardian” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Heqja e dinarit, Von Cramon: Euroja, valuta e vetme në Kosovë, por duhej të ishte një vendim i konsultuar Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb në Kosovë, vendim që u mor nga Banka …