Botë Gjykata e lartë britanike: Pezullimi i parlamentit, i paligjshëm Nga Wikiliks U postua 25/09/2019 2 Min e Lexuar 0 0 28 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur të martën që të shpallë të paligjshëm veprimin e kryeministrit Boris Johnson, i cili kishte këshilluar mbretëreshën Elizabeth të pezullojë parlamentin, disa javë para Brexitit. Sipas gjykatës, rrjedhimisht pezullimi është i pavlefshëm. Vendimi u hapi rrugën ligjvënëseve që të kthehen në parlament ku kryeministri Johnson nuk e ka shumicën. Situata e re mund t’u jap mundësi ligjvënësve që kundërshtojnë largimin nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, gjë që kryeministri është kërcënuar ta bëjë, ta pengojnë strategjinë e tij. Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Brenda Hale, tha se “vendimi për të këshilluar madhërinë e saj që të pezullojë parlamentin ishte i paligjshëm, sepse pengonte parlamentin që të kryejë funksionin e tij kushtetues, pas një arsyetim të qëndrueshëm”. Ajo tha se vendimi ishte i njëzëshëm nga të gjithë 11 anëtarët e gjykatës dhe tash u takon kryetarëve të dhomave të parlamentit të vendosin për veprimet e mëtejshme. Parlamenti u pezullua nga 10 shtatori deri më 14 tetor. Pezullimi u miratua nga mbretëresha Elizabeth, shefja e paanshme e shtetit, me këshillën e kryeministrit. Kryetari i dhomës së përfaqësuesve, John Berkow, mirëpriti vendimin e gjykatës duke paralajmëruar fillimin e këshillimeve me udhëheqësit e partive për rifillimin punës së parlamentit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafi i kundërpërgjigjet akuzave të Shqiprim Arifit Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi iu ka kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të …