Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z. Enver Ramadani sot është pritur në takim nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca.

Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani

Sot, në takim vllazëror me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufcën bashkëbiseduam për një çasje të re bashkëpunimi për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit biseduam për problemet dhe sfidat me të cilat preukopohen qytetarët e Bujanocit dhe të Luginës në tërësi dhe kërkuam, që çështja e Luginës së Preshevës, të jetë në axhendën e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari z. Konjufca u zotua që Qeveria e Kosovës edhe të gjitha institucionet e Kosovës do të kenë çasje ndryshe ndaj Luginës dhe zotohen që të punojnë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

#Bashkëmundemi!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme