Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z. Enver Ramadani sot është pritur në takim nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca. Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani Sot, në takim vllazëror me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufcën bashkëbiseduam për një çasje të re bashkëpunimi për qytetarët e Luginës së Preshevës. Gjatë takimit biseduam për problemet dhe sfidat me të cilat preukopohen qytetarët e Bujanocit dhe të Luginës në tërësi dhe kërkuam, që çështja e Luginës së Preshevës, të jetë në axhendën e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryetari z. Konjufca u zotua që Qeveria e Kosovës edhe të gjitha institucionet e Kosovës do të kenë çasje ndryshe ndaj Luginës dhe zotohen që të punojnë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. #Bashkëmundemi! Like 0
Kosova përfundon stërvitjen e tretë, nesër niset për Maltë Para udhëtimit për në Maltë, Kombëtarja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” ka mbajtur …