Botë Grupi “Boko Haram” vret 30 persona në Nigeri Nga Wikiliks U postua 17/06/2019 2 Min e Lexuar 0 0 40 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shërbimet e emergjencës në Nigeri kanë njoftuar se 30 persona janë vrarë nga një shpërthim vetëvrasës në qytetin verilindor të Kondugas. Raportohet se këto sulme janë kryer nga grupi famëkeq “Boko Haram”. “Numri i personave të vdekur ka shkuar në 30. I kemi më shumë se 40 njerëz të lënduar”, tha Usman Kachalla, drejtor i operacioneve në Agjencinë Shtetërore për Menaxhimin e Emergjencave. Tre sulmues vetëvrasës i aktivizuan mjetet shpërthyese jashtë një salle në Konduga, 38 kilometra në juglindje të Bornos, ku tifozët e futbollit ishin duke e shikuar një ndeshje të kësaj loje në televizor. Grupi xhihadist “Boko Haram” i filloi sulmet e përgjakshme në Nigeri në vitin 2009, por që nga ajo kohë ka kryer sulme edhe në Niger, Çad dhe Kamerun. Më shumë se 27 mijë njerëz janë vrarë dhe dy milionë të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre për shkak të këtyre sulmeve, duke e krijuar një krizë humanitare në rajon. Përndryshe, koordinatori kundër terrorizmit i Shteteve të Bashkuara, Nathan Sales, tha se grupi “Boko Haram” është përgjegjës për më shumë se 35 mijë vdekje që nga viti 2011. Ky grup e ka sulmuar qytetin e Kondugas edhe në të kaluarën. Në shkurt të vitit 2018, 18 persona u vranë pas sulmit vetëvrasës në një dyqan mishi. Ndërkaq, në korrik të vitit të kaluar, tetë besimtarë myslimanë u vranë nga shpërthimi në një xhami të këtij qyteti, shkruan “Defense Post” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga nesër zgjatet orari i punës në Bujanoc lokalet mund të punojnë deri më 23:00 Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme në mbledhjen e tretë ka vendosur që të zbus …