Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Grupi i këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal në Preshevë, ka vendosur për ta bojkotuar seancën e sotme në të cilën si pika të veçanta janë të parapara Rebalansi i Buxhetit për vitin 2019 dhe propozim Buxheti për vitin 2020. Mospërfillja e vazhdueshme e kërkesave, iniciativave dhe propozimeve tona, sjelljet arrogante të kryetarit të komunës, fjalimet nxitëse dhe denigruese sikurse dhe masat represive të ndërmarra ndaj këshilltarëve të opozitës me përdorimin e policisë dhe kompanisë së sigurimit të objektit janë arsyet që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në vendimin tonë të sotëm. Shmangja e vazhdueshme e të parit të komunës nga përgjegjësitë ndaj këshilltarëve të opozitës dhe mbarë opinionit për nxitjet, shpifjet dhe shantazhet e bëra nga foltorja e Kuvendit nuk ndikojnë në ndërtimin e atmosferës për një debat tolerant dhe të dinjitetshëm në organin përfaqësues të komunës sonë, prandaj, edhe kemi marrë qëndrim që, duke bojkotuar këtë seancë, ta lëjmë në disponimin absolut të kryetarit të komunës dhe shumicës në Kuvend për të dëshmuar qartë se çfarë Buxheti do të na servojnë për vitin 2020. Ndërkohë, PVD, do të bëjë një analizë të Buxhetit që pritet të aprovohet pa prezencën e opozitës, për t’i dëshmuar mbarë opinionit për imponimin që bëhet nga kryetari i instaluar i Preshevës, i përkrahur edhe nga ata që Buxhetin e shohin vetëm si mundësi të realizimit të interesave grupore dhe klanore. Vendimi jonë për mospjesmarrje ka të bëjë vetëm me këtë seancë të Kuvendit, ndërsa, për seancat tjera do të veprojmë konform situatës së krijuar dhe sjelljeve të kryetarit të komunës dhe shumicës në Kuvend. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafi:Gjykata e Apelit në Beograd legalizoi termin fyes “shqiptari” Gjykata e Apelit në Serbia ka refuzuar ankesën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, …