Edhe pse pushteti lokal ka humburë shumicën në Preshevë, komuna e Preshevës vazhdonë me pagesën për këshilltarët e kuvendit komunal i cili veq më është drejtë zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Një reagim e ka bër këshilltari nga radhat e PVD-së Shpëtim Haliti i cili veq sot ka pranuar një pages si këshilltar i kuvendit komunal në preshevë.

Ky është reagimi i plotë i z.Haliti

#SKANDAL 🛑

Komuna e Preshevës shkel ligjin me dy këmb duke keqpërdor buxhetin e saj!!!

Sot me 04.12.2023 më jan transferuar 18.000 dinarë si pagë Mujore e Këshilltarit Komunal në Preshevë, ndërkohë Kuvendi Komunal i Preshevës ka rën me 24.10.2023 e që nga ajo ditë nuk ka Këshilltarë Kuvendi Komunal dhe nuk kemi pse të paguhemi më…

– Cila është arsyeja që Pushteti në ikje po vazhdon me pagesat e ish-këshilltarëve?
– Pse po keqpërdoret Buxheti i Komunës në ktë Formë?

p/s: Ftoj të gjith ish-Këshilltarët e Kuvendit Komunal që ti rikthejmë këto para, njëkohësisht dhe partitë Opozitare të ngrisin padi ndaj administratës së Kuvendit Komunal për keqpërdorim të Buxhetit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme