Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova në tre vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), ka deklaruar se MSA nuk sjell vetëm përfitime por edhe përgjegjësi, gjë që është bërë shumë pak në këtë drejtim. Apostolova i bëri këto komente në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti EPIK, me rastin e trevjetorit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është Evropë edhe në gjeografi, edhe në ideologji, por edhe në bindje. Sipas tij, Kosova është duke zbatuar këtë marrëveshje. “Destinacioni ynë është Evropa, për fat e kemi edhe këtë marrëveshje, që Kosova të bëhet vend kandidat për anëtarësimin në Unionin Evropain. Kosova është pjesë e IPA programeve. Falënderoj BE-në për reformën informative, edhe projekte tjera implamentare. Kemi disa vështirësi tani me dialogun, por iu siguroj se Qeveria e Kosovës nuk e ka heq zbatimin e MSA-së, punon me ekipin e zonjës Apostolova, për zbatimin. Një plagë e mbetur me raportet Kosovë- BE, është pamundësia e qytetarëve me lëviz lirshëm. Më vjen mirë që PE e ka dhënë një përkrahje. Kosova nuk eksporton më as krime e as refugjatë. Rendi dhe ligji janë në përparim. Kur dëgjojmë shumë lajme të këqija është një lajm i mirë, se mediat janë të lira do të thotë”, tha ai. Apostolova tha se MSA ka 598 faqe dhe ka 7 shtojca dhe protokolla, dhe është një themel për procesin e Kosovës në Evropian. Sipas saj, tarifa 100 përqind është kundër marrëveshjes së MSA-së. “MSA ka ofruar shumë mundësi, por është edhe përgjegjësi. Kosova është zotuar që t’i ndërmarrë obligimet e saj ndërkombëtare, marrëveshje ofron instrumente konkrete, për të përmirësuar ekonominë, për të luftuar korrupsionin. I takon Kosovës që ta zbatoj këtë marrëveshje dhe faktikisht është zemra e BE-së. Dhe kjo duhet t’i bëjë një nisje të re për tregun e BE-së. MSA nuk sjell vetëm përfitime, sjellë edhe përgjegjësi. Sot tri vite pas marrëveshjes, është bërë shumë pak në këtë drejtim. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të bëjë më shumë rreth futjes në fuqi të inventorit të ndihmës shtetërore. 100 për qind tarifa është kundër MSA-së. BE mendon se këto tarifa dobësojnë rrugës konkurruese për trageti të lirë”, tha ajo. Ajo u shpreh e zhgënjyer rreth shfrytëzimit të fondeve. “BE-ja ka dalur të bëjë shumë për Kosovën. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të punojnë më shumë në fuqizimin e institucioneve në mënyrë që të luftohet korrupsioni. Kosova duhet të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të saj, ka nevojë për një konsensus politik. Ekziston një nevojë urgjente për informata publike rreth MSA-së. Procesi i integrimit evropian nuk është proces i lehtë, sa më shumë që Kosova zbaton MSA-në, afrohet drejt BE-së, dhe të ardhmes së saj evropiane”, u shpreh Apostolova. Sipas Haradinajt, vështirësi të madhe po kanë nga Mogherini. “Na ka shkaktu trauma të mëdha në rajon, e kanë devijuar dialogun”, u shpreh ai./KP/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KFOR i kthen përgjigje Serbisë në kërkesën për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së …