Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë të jetë kusht për vazhdimin e dialogut. Në intervistë për RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë. “Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e heq, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me heq, ai s’po don me na njoftë, s’po don fqinjësi, po don na me ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj. Kreu i Qeverisë ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë të mos e thërrasë dialogun. “Nëse Mogherini nuk do, atëherë mos ta thërrasë dialogun”, ka thënë ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjeloshaj: Fitorja në Tuz vendimtare, identiteti kombëtar ishte në rrezik Nik Gjeloshaj, kandidati që ka fituar më së shumti vota në garën për kryetar …