Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Haradinaj njofton në rrjetet sociale për takimin me amerikanët – nuk ka lëvizur për taksën Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka biseduar me delegacionin e lartë amerikan, të cilët i takoi bashkë me Presidentin Hashim Thaci, në zyrën e këtij të fundit. Haradinaj përmes këtij postimi ka lënë të kuptohet se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe, dhe se këtij delegacioni ua ka thënë fjalët e njëjta që ua ka thënë zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë. Shkrimi i plotë i Haradinajt: Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj. Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Osmani “godet” partinë e saj: Do të bashkëpunoj me VV-në deri në shkapjen e shtetit Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër LDK-në për krijimin e qeverisë me partitë që ajo …