Haradinaj njofton në rrjetet sociale për takimin me amerikanët – nuk ka lëvizur për taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka biseduar me delegacionin e lartë amerikan, të cilët i takoi bashkë me Presidentin Hashim Thaci, në zyrën e këtij të fundit.

Haradinaj përmes këtij postimi ka lënë të kuptohet se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe, dhe se këtij delegacioni ua ka thënë fjalët e njëjta që ua ka thënë zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj.

Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme