Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt, janë pritur në takim në objektin e Qeverisë së Kosovës nga kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Pas takimit, kryeministri i vendit tha se është kënaqësi të takosh dy njerëz me përvojë dhe përgjegjësi të madhe politike që janë të interesuar për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi. “Sot biseduam për bashkëpunimin bilaterale Kosovë-Gjermani që është në progres dhe që mundet me u bë shumë më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, një proces që ka ndihmuar rajonin. Shpreha falënderim për Merkel dhe Berlinin zyrtar për këtë iniciativë që është treguar shumë e çmuar për regjionin”, ka thënë Haradinaj. Tutje Haradinaj deklaroi se Kosova dëshiron që t’i bashkohet Evropës dhe që qytetarët kosovarë të udhëtojnë sa më shpejt pa viza. “Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të jemi Kosovë, por po ashtu jemi Evropë dhe dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës, që të udhëtojmë lirë pa viza, shpresoj që kjo ditë të vijë edhe për qytetarët e Kosovë”, shtoi Haradinaj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kujdes nga kontrabandistët në Serbi me automjete civile, Ata kanë një distinktivë të policis dhe shenja tjera të policisë, që po veprojnë në autostradë Ky është një paralajmërim nga Facebook i një qytetari që kishte fatin të takohej …