Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë nga homologu gjerman Heiko Maas. “Sot Ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit, ndërsa nesër do të pritet nga homologu, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD me slloganin #BASHKË -Nisë fushatën me listën Shaip Kamberi me kandidatin potencial të Listës së PVD-së për kreun e KKSH-së Ragmi Mustafa Partia për Veprim Demokratik, e prirë nga Shaip Kamberi ka filluarë fushatën për zgjedhjet e 4 nëntorit për KKSH …