Zëvendëskryeministri në largim nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar i shqetësuar pas deklaratës së gjeneralit serb, Mojslioviq, se Serbia ka mbështetjen ushtarake të Rusisë në raport me sfidat me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Hoxhaj ka thënë se mesazhet me tone kërcënuese vetëm sa po shpeshtohen nga Serbia.

‘Mesazhe të forta dhe kërcënuese po bëhen më të shpeshta nga Serbia. Sot, gjenerali Mojsiloviq ka thënë se kanë mbështetjen e Rusisë rreth Kosovës. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO-së dhe KFOR-it. Kaq për Serbinë ‘Evropiane”, ka shkruar   ish-ministri i Jashtwm i Kosovws, Enver Hoxhaj në reagimin e tij në twitter.

Këto deklarata të gjeneralit serb, Mojsiloviq, vijnë pasi Serbia ka marrë një sasi armatimi nga Rusia.

Përveç Rusisë, marrëveshje ushtarake për armatim Serbia ka nënshkruar edhe me Francën, gjatë vizitës së fundit të presidentit francez, Emanuel Macron, në Beograd.

Serbia është shteti që investon më së shumti në ushtri dhe armatim. Shteti që udhëhiqet nga ish-ministri i Sllobodan Millosheviqit, shpenzon për armatim më shumë se të gjithë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme