Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ekonomia serbe ka pësuar 66 milionë euro humbje përvetem dy muaj, që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksës 100% ndaj produkteve serbe, mirpo egziston edhe rreziku që Serbia të humb tregun në Kosovë nëse taksa nuk hiqet dhe dëmet do ishin edhe më të mdha. Ministri i Turizmit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Ljajiq ka thënë se Serbia pësoi humbje prej 66 milionë eurove për dy muaj duke theksuar se nuk është i sigurt se kriza do të përfundojë. “Nuk e di nëse do të ndodhë rënia e taksës apo rënia e qeverisë në Prishtinë”, ka thënë ai. Ai shtoi se taksa ka shkaktuar dëme ekonomike të konsiderueshme në ekonominë serbe, por edhe tek biznesmenët dhe konsumatorët kosovarë. Kujtojmë se pikërisht për çështjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett është takuar sot me krerët shtetërorë të Kosovës. Aty po kërkohet një zgjidhje që taksa të pezullohet përkohësisht Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Kemi brenga për idenë e korrigjimit të kufirit Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, priti në takim homologun e tij nga Mali i …