Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka individ apo agjendë ditore që mund ta cenojë partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi bëri homazhe tek shtatorja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, presidenti u shpreh se takimi i tij me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe bartësit e koalicionit qeverisës ishte “takim që ndihmoi në qartësimin e agjendës së Kosovës”. “Takimet e tilla ndodhin shpesh. Janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e SHBA-ve edhe me bartësit e institucioneve shtetërore. Ishte një takim që i ka ndihmuar qartësisë së agjendës së Kosovës. Nuk ka individë apo agjendë ditore që do ta cenojë këtë partneritet të shtetit të Kosovës me Shtetet e Basshkuara të Amerikës”, u shpreh Thaçi. Presidenti Thaçi priti sot në zyrën e tij ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe udhëheqësit e koalicionit qeveritar. Like 0
Reagimi i BE-së për dekleratën e Brnabiq se ” Shqiptarët vijnë nga mali “ Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, se në …