Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar nëpërmes të telefonit me komisarin evropian për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johannes Hahn dhe ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA dhe Evro-Azi Wess Mitchell për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq gjatë bisedës me Hahn ka shprehur “gatishmërinë e Serbisë ta vazhdojë dialogun, por me kusht që Kosova heq dorë nga taksat të cilat”, siç është shprehur, përveç ekonomisë serbe, “po e cenojnë edhe jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”. Ai ka thënë se taksat ndaj prodhimeve serbe kanë pasoja për marrëdhënie dhe stabilitet në rajon”

Vuçiq ka biseduar edhe me ndihmësin e sekretarit të shtetit të SHBA për Evropë dhe Azi Wess Mitchell, ku ata dytë kanë shqyrtuar mënyrat e mundshme për vazhdimin e dialogut, është kumtuar nga kabineti i kryetarit serb.

Vuçiq me këtë rast i ka thënë Mitchellit se Serbia do të vazhdojë dialogun vetëm pasi të hiqen taksat.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme