Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ideja për ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e proklamuar nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si zgjidhje e mundshme që do të ofronte një marrëveshje paqeje, i ka vënë aleatët perëndimorë të Kosovës në dy pozicione të kundërta përballë kësaj ideje. Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se do ta mbështesin një zgjidhje për të cilën pajtohen të dy vendet, në anën tjetër, Gjermania, si lidere e Bashkimit Evropian, si dhe Britania e Madhe, janë shprehur kundër konceptit të ndryshimit të kufirit. Por, a po vihet Kosova ndërmjet kundërshtive që kanë aleatët perëndimorë lidhur me çështjen e ndryshimit të kufijve dhe a po rrezikon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të mira me ta? Njohësit e zhvillimeve politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, vlerësojnë se për situatën e krijuar, përgjegjësia kryesore bie mbi lidershipin politik në Kosovë. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo, thotë se lidershipi politik në Kosovës ka nxjerrë në pah që edhe për çështjet thelbësore, siç janë kufijtë e shtetit dhe organizimi i brendshëm i shtetit, të mos kenë konsensus. “Për sa i përket faktorëve ndërkombëtarë, dihet që ata nuk janë në të njëjtin qëndrim dhe në të njëjtin mendim, sepse edhe qasjet që ata kanë ndaj çështjes së Kosovës, jo gjithnjë kanë qenë të njëjta. Në këtë situatë, nuk janë faktorët ndërkombëtarë, cilët do qofshin ata, që do të mund të kenë rrjedhoja, por, në radhë të parë, është vetë shteti i Kosovës që edhe nga mosmarrëveshjet e faktorëve ndërkombëtarë dhe nga qëndrimet e ndryshme që ata mbajnë, do të paguajë ose do të ketë rrjedhoja jo të mira”, theksoi Milo. Politologu, Belul Beqaj, thotë se kontradiktat që kanë aleatët e Kosovës lidhur me idenë e ndryshimit të kufirit dhe mundësive për arritjen e një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, burimin e kanë te vetë qëndrimi i lidershipit politik në Kosovë. “Kontradiktat ndërkombëtare janë të shkaktuara nga kontradiktat e brendshme, të cilat i ka nisur, para së gjithash, presidenti Thaçi. Këto kontradikta, deshëm ose jo, reflektojnë pasoja të konsideruara rreth mundësisë së daljes nga kjo krizë. Në këtë situatë, kontradikta në mes SHBA-së dhe shteteve kryesore të Evropës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, duhet të jetë në funksion të interesit tonë imediat, që nënkupton tejkalimin e situatës, duke i respektuar kufijtë ekzistues e jo duke mbështetur politikën e korrigjimit të kufijve, e cila ka shkaktuar pakënaqësi brenda kufijve”, u shpreh Beqaj. Ndërkaq, Milo ka theksuar se fakti që presidenti Thaçi po këmbëngulë në qëndrimin e tij, duke dhënë porosi se këtë qëndrim e mbështesin faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ka një prapavijë, por e cila nuk është transparente dhe bindëse. “Kosova, nëse është duke vepruar, do të thosha, pa konsulencën e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë, bën gabim, sepse, në këtë rast, ajo e humbë mbështetjen që do t’i duhet edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përveç këtyre që janë në diskutim. Mendoj se nxitimi për të bërë fakt dhe për të nisur negociata për një çështje kaq delikate, nuk e ndihmon aktualisht Kosovën”, tha Milo. Politologu Beqaj, vlerëson se Kosova sa më parë duhet të gjejë rrugëdaljen nga kjo situatë. “Politikat e korrigjimit të kufijve duhet të zëvendësohen me korrigjimin e politikave brenda kufijve ose me ndërrimin e atyre politikave. Kështu do ta eliminonim shkakun se pse ndërkombëtarët kanë kontradikta rreth zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Beqaj. Ndryshe, Milo ka theksuar se për Kosovën është më mirë që të ecë me hapa të vegjël, por të sigurt, sesa të nxitojë që ta arrijë një marrëveshje, sa më shpejtë që të jetë e mundur, por me kosto të lartë dhe pa transparencën e duhur. Siç ka thënë ai, për çdo gjë që ndodh në Kosovë dhe për Kosovën, nevojitet mbështetja e faktorëve kryesorë ndërkombëtarë, jo vetëm të Shteteve të bashkuara të Amerikës, por edhe të gjithë zërave të fuqishëm të Bashkimit Evropian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rimeçi ndërmjet Joshuas dhe Ruizit pritet të zhvillohet në Britani të Madhe Eddie Hearn ka thënë se Anthony Joshua është i vendosur që rimeçi me Andy …