Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Ilaqi magjik për një lëkurë pa rrudha dhe të shëndetshme

Ilaqi magjik për një lëkurë pa rrudha dhe të shëndetshme

3 Min e Lexuar
0
0
149

Konsumimi i ujit për një lëkurë të shëndetshme është thelbësor.

Përafërsisht 50 deri 70% e masës trupore përbëhet nga uji, duke përfshirë lëkurën, indet, qelizat dhe organet.

Uji është ilaqi magjik për të ruajtur lagështinë optimale të lëkurës, gjithashtu, përmbanë lëndët ushqyese kryesore për qelizat e lëkurës.

Me fjalë të tjera nëse pini sasi të mjaftueshme të ujit, rrudhat dhe shenjat e plakjes nuk do t’iu shfaqen për një kohë të gjatë.

Cila është sasia e ujit që ju duhet ta konsumoni në ditë?

Instituti i mjekësisë ka përcaktuar se konsumimi i përditshëm i ujit për femrat është 2.2 litra, duke filluar me një gotë në mëngjes.

Nuk keni nevojë të shpenzoni në trajtime të ndryshme kozmetike nëse konsumoni ujë mjaftueshëm, madje sipas studimeve për një lëkurë të butë dhe pa rrudha, pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është më e rëndësishme sesa aplikimi i kremrave të ditës.

Pirja e mjaftueshme e ujit lufton edhe çrregullimet e ndryshme të lëkurës si psoriazën dhe ekzemën. Ajo gjithashtu rrit normën metabolike dhe përmirëson sistemin e tretjes duke larguar toksinat nga trupi.

Një dush i ftohtë dhe një banjë relaksuese qetëson nervat dhe redukton dëmtimin e stresit në lëkurë.Por keni kujdes, ekspozimi i gjatë i lëkurës në ujë mund të largoj vajrat natyrale, prandaj 5 minuta në dush janë të mjaftueshëm.

Dushi me ujë të ftohtë eliminon skuqjen e lëkurës dhe e bën gati lëkurën nëse keni për të aplikuar grim. Pasi ta keni pastruar lëkurën me ujë të ngrohtë, që është shumë e rëndësishme për hapjen e poreve, ju mund ta shpërlani atë me ujë të ftohtë për fund. Uji i ftohtë i forcon poret duke ndihmuar që të mos mbyllen, e në këtë mënyrë reduktohen edhe aknet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend