Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Çaji të cilin e kemi harruar, e që është shumë i shëndetshëm

Çaji të cilin e kemi harruar, e që është shumë i shëndetshëm

2 Min e Lexuar
0
0
190

Nëse gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit keni telashe me shtypjen e gjakut, ngrohuni me një gotë çaj nga kaçja, sepse shkencëtarët pohojnë se është ilaç natyral që mbron nga shumë sëmundje dhe dhimbje.

Dihet që po ashtu disa bimë mund të ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, kështu edhe bima e hibiskusit. Hibiskusi (lat. Cynosbati fructus/Hibisci flos) mund të ndihmojë kundër tkurrjes së enëve të gjakut, falë antocianinës. Bëhet fjalë për pigmentet bimore që caktojnë ngjyrën e bimës.

Hibiskusi është i pasur me vitamina C dhe me flavonoide që ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Pikërisht për këtë arsye është ideale në këto ditë të ftohta të dimrit kur po qarkullojnë gripa dhe ftohje, pasi që ndikon fort në shërimin e organizmit.

Marrë parasysh se hibiskusi ka një shije të veçantë, paksa të hidhur, mund ta konsumoni kështu. Në katër gota ujë shtoni rreth katër lugë me gjethe të thara të hibiskusit. Shtoni kanellë, një lugë sheqer të vrugtë dhe lëng portokalli.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend