Nëprëmjet një postimi në facebook, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ilir Sadriu, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Shqiprim Arifit, rreth  prezentimin të projektit për renovimin e shtëpisë së shëdetit “Presheva” në Preshevë, për faktin se, Komuna e Preshevës po përgdit të gjitha parakushtet e nevojshme që për punëkryes në ketë projekt të jetë kompania “Vijatori” nga fshati Geraj të Preshevës.

Sadriu, ka sqaruar se: “Projektuesi i projekti Dimitrije Cvetanovic (i cili shihet në foto), është i angazhuar si inxhinjer nga kompania ‘Vijator’ në renovimin e dy shkollave fillore ‘Vuk Karagjiq’ dhe ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’ në Preshevë”.

Ja postimi i plot i z/kryetarit të PDSH-së, Ilir Sadriu:

Në foton e publikuar ne faqen e Komunës së Preshevës lidhur me prezantimin e projektit për renovimin e Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë po mungon vetëm fotografia e punëkryerësit të këtij projekti!

Projektant i këtij projekti është Dimitrije Cvetanovic, i cili njëherit është edhe person përgjegjës për realizimin e punëve (Vijator) në projektin e renovimin të Shkollës Fillore “Vuk Karagjiq” si dhe në projektin që po realizohet në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.

Ky nuk është ndryshimi! 
Hajnia duhet ndalur!

Gjatë ditës, Komuna e Preshevës ka preznetuar projektin për renovimin e shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, si një projekt madhor për vitin 2019-të.


 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme