Komuna e Bujanocit bënë të ditur se edhe përkundër faktit që mëngjesin e sotëm kanë rifilluar reshjet e borës, rrugët janë  të pastruara dhe të qarkullueshme. Ekipet e pastrimit janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe të gatshme të intervenojnë përkitazi me situatën.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet shefi i investimeve Enver Ramadani i cili thot se edhe për kundër të reshurave që kan filluar në mëngjes ekipet e pastrimit po e monitorojnë situatën nga afër në të gjith territorin e Komunës së Bujanocit.

Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët të cilat janë nën përkujdesje të kompanis së kontraktuar nga komuna e Bujanocit “Saba Bellça”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme