Botë Iraku dënon me vdekje 15 gra turke për anëtarësim në IS Nga Wikiliks U postua 26/02/2018 2 Min e Lexuar 0 0 176 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje 15 gra turke, pasi i ka cilësuar të fajshme për anëtarësimin e tyre në grupin militant, Shteti Islamik (IS).Gjykata penale ka dënuar edhe një tjetër grua turke me burgim të përjetshëm për shkak se i është bashkuar grupit. Gjyqatari, Abdul-Sattar al-Birqdar, ka thënë se gjykata ka marr këto vendime, “pasi ka vërtetuar se gratë janë pjesë e grupit terrorist ose janë martuar me qëllim që të ofrojnë informata logjistike për grupin apo t’iu ndihmojnë në kryerjen e sulmeve terroriste”. Iraku ka ndaluar 560 gra dhe 600 fëmijë, të identifikuar si militantë apo të afërm të luftëtarëve të IS-it. Në muajin janar, një gjykatë ka ndëshkuar me vdekje një grua gjermane për akuzat se ka ofruar informacion për militantët e IS-it, ndërsa një tjetër grua është dënuar po ashtu me vdekje të muajin shkurt. Organizata Human Rights Watch ka e cilësuar vendimin, “të padrejtë”. Qeveria irakiane ka shpallur fitore kundër militantëve të IS-it në muajin dhjetor, pasi ka larguar grupin nga zonat kryesore të cilat i ka kontrolluar nga viti 2014. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rikthehet Messi, lojtar i ndeshjes, Nigeri – Argjentinë, notat e lojtarëve. Argjentina ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në përballje me Nigerinë, duke …