SHBA-ja duhet të ketë një përfshirje më të madhe në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu po cilëson ish-komandanti amerikan në Evropë, Ben Hodges, në një mendim të tij të publikuar në një blog, transmeton lajmi.net.

Sipas tij një qasje e re e SHBA-ve do të impononte një rol më të madh të SHBA-ve në këtë proces, duke pasur parasysh modelin e marrëveshjës së paqes së Dejtonit, dhe emërimin e një të dërguari të posaçëm, si rasti i Richard Holbrook.

Duke folur për rolin e SHBA-ve në këtë aspekt, Hodges theksoi se mund të jetë vendimtar në rajon nëse zbatimi i një marrëveshjeje strategjike dhe gjithëpërfshirëse ështëi i integruar mirë me përpjekjes e BE-së dhe NATO-s.

Sipas tij, kjo i mbron të dy palët nga presionet e brendshme dhe të jashtme, dhe siguron shpresë për ta duke arritur kompromise të vështira por të nevojshme.

“Gjithsesi, kjo do të ishte e mundshme nëse ne do të demonstronim nivelin e njëjtë të angazhimit si gjatë negociatave për marrëveshjen e Dejtonit, e cila dërgoi në një paqe jo përfekte por stabile në Ballkan”, citohet të ketë thënë ai,

Hodges, veteran i Ushtrisë amerikane, aktualisht është pjesë e Qendrës Evropiane për Analiza Politike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme