Botë Ish- zëdhënësi i NATO-s: BE të mos e pranojë Serbinë pa e zgjidhur problemin me Kosovën Nga Wikiliks U postua 26/06/2020 17 Min e Lexuar 0 0 27 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, Jamie Shea thotë se nëse bisedimet Beograd-Prishtinë përparojnë, do të jetë më e vështirë për anëtarët e BE që kanë mbajtur peng njohjen e Kosovës, sikurse edhe për qëndrimin e Rusisë. Shea thotë se nëse fqinjët e Kosovës të gjithë e njohin Kosovën dhe jetojnë të lumtur përkrah saj, atëherë si mund të refuzojnë disa vende të BE-së qw janw duke e bwrw kwtw? Sipas tij, çelësi i shumë problemeve është që BE-ja të mos i japë Serbisë anëtarësimin derisa të zgjidhë problemin e saj me Kosovën. Intervista e plotë: Z. Shea, ju keni pasur një karrierë të gjatë, veçanërisht me Ballkanin, pasi keni qenë zëdhënës i NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër ish-Jugosllavisë. Siç e dini, ju keni qenë një nga figurat dhe zërat më kryesorë të fushatës ajrore dhe një personalitet shumë i njohur në Ballkan. Tani, në vitin 2020, nuk jeni më aktiv në përpjekjet e Perëndimit për të bindur Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për të mbyllur historinë armiqësore midis tyre. Si i shihni zhvillimet më të fundit rreth këtyre përpjekjeve? Jamie Shea: Unë e mirëpres rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe gjithashtu faktin që Shtetet e Bashkuara po angazhon edhe një herë diplomacinë e saj në një nivel të lartë në një çështje të rëndësishme të sigurisë evropiane. Unë kam qenë prej kohësh i bindur se siguria evropiane nuk ka nevojë vetëm për trupat dhe tanket amerikane, por ka nevojë edhe diplomatët amerikanë. Tani që zgjedhjet serbe janë pas nesh (edhe pse ishin larg nga e përsosura), shpresoj që Presidenti Vuçiç të ndjejë se tani ai e ka bazën politike në shtëpi për të negociuar seriozisht, për të arritur një zgjidhje të plotë dhe të qëndrueshme me Kosovën. Është koha për të treguar disa aftësi politike dhe bisedimet në Shtëpinë e Bardhë do të na japin një tregues të hershëm nëse Presidenti Vuçiç – dhe Kryeministri Hoti – janë të gatshëm për t’u ngritur në këtë sfidë. Richard Grenell, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, thotë se bisedimet do të përqëndrohen në çështjet ekonomike, ndërsa çështjet politike do të lihen të zgjidhen nga Bashkimi Evropian. A besoni se ndarja e roleve midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi është një ide e mirë? Jamie Shea: Nuk ka asgjë të keqe për të filluar me çështjet ekonomike pasi këto gjithmonë kanë qenë përpjkjet e hershme në dialogun Prishtinë-Beograd. Tani që Kosova ka hequr kufizimet e saj tarifore për importet serbe, aty ka shumë hapësirë për të përmirësuar lidhjet bilaterale të tregtisë, transportit, energjisë dhe telekomunikacionit. Kosova duhet të jetë e hapur për investime të huaja direkte transparente nga kompani serbe dhe për ndërmarrje të përbashkëta. Natyshisht edhe anasjelltas. Sa më shumë lidhje tregtare dhe ekonomike mund të ndihmojnë në promovimin e kontakteve njerëzore, përfshirë kontaktet ndërmjet administratave qeveritare dhe ndërtimin e besimit. Por, megjithatë, asgjë nuk zgjidhet derisa politika të zgjidhet dhe lidhjet ekonomike do të shkojnë aq larg, përveç nëse çështja themelore politike është zgjidhur: që është njohja e plotë e një Kosove të pavarur nga Beogradi. Vetëm kjo do të mundësojë që Kosova të zhvillohet siç duhet, si në rajon, ashtu edhe në botën më të gjerë, dhe të zërë vendin e saj të merituar në organizatat ndërkombëtare. Nuk ka asgjë të keqe që SHBA dhe BE të kenë ndarë punët. Të dy kanë forma të ndryshme të ndikimit mbi palët, gjë që i bën të dyjat ato akterët thelbësorë. Por gjëja kryesore është që të këshillohen ngushtë dhe të punojnë së bashku e të mos dërgojnë mesazhe kontradiktore. Gjëja e fundit që na duhet është “blerja e forumit”, siç thonë diplomatët, ku një palë beson se mund të marrë më shumë lëshime nga njëra anë kundrejt një tjetre. Kështu që shpresoj se SHBA dhe BE do të ndërthurin përpjekjet e tyre dhe do të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që çon në njohjen e plotë të Kosovës. Nëse çështjet politike me të vërtetë mbeten tek Bashkimi Evropian, ndërsa dihet që BE nuk ka sensin që ta bind Rusinë. A mendoni se gjërat mund të komplikohen në planin afatgjatë? Jamie Shea: Diplomacia nuk është kurrë e lehtë. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë kemi nevojë për diplomatë të mirë. Por nuk është as e pamundur, pasi këtë na kujton zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore. Kjo i ka mundësuar Maqedonisë Veriore që tani të anëtarësohet në NATO dhe së shpejti të hap negociatat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nëse bisedimet Beograd-Prishtinë përparojnë, do të jetë më e vështirë për anëtarët e BE që kanë mbajtur peng njohjen e Kosovës, dhe Rusia për të mbajtur qëndrimet e tyre. Nëse fqinjët e Kosovës të gjithë e njohin Kosovën dhe jetojnë të lumtur përkrah saj, atëherë si mund të refuzojnë vendet e tjera ta bëjnë këtë? Unë mendoj se çelësi këtu është që BE-ja të mos i japë Serbisë anëtarësimin në BE derisa të zgjidhë dallimet e saj me Kosovën. Ky është një ndikim i rëndësishëm që BE-ja duhet të përdorë në mënyrë konstruktive dhe me mençuri. Dhe duhet të përfshijë mbështetjen e Beogradit edhe për anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në BE. Sigurisht pasiqë Prishtina t’i ketë përmbushur të gjitha standardet dhe kushtet e BE-së. Bisedimet u ndërprenë ca kohë më parë, ndërsa u shfaq një ide “anonime”, për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Si ju është dukur kjo ide dhe a besoni se kjo ide nuk do të diskutohet? Jamie Shea: Qëndrimi im për idenë e shkëmbimit të tokës ka qenë gjithmonë i qartë. Jam kundër. Ajo mund të duket sipërfaqësisht tërheqëse, por zgjidhjet e shpejta rrallë zgjasin shumë. Për një gjë është shumë e vështirë të krijosh një ndarje të pastër në hartë që kënaq çdo fshat dhe çdo komunitet. Shikoni vështirësinë për të përcaktuar Zonën e Ndarjes në Bosnje gjatë negociatave të Marrëveshjes së Paqes në Dejton. Së dyti, është një justifikim i përsosur për të shtyrë çështjen e njohjes pasi për ca kohë nuk do të dimë se çfarë forme të Kosovës po njohim. Dhe së treti, besoj që në të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë si shtete shumetnike evropiane dhe jo akoma më shumë si shtete të brendshme monoetnike. Është bindja ime personale që për një kohë të gjatë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë do të jenë më të ndërlikuara nëse ato janë kryesisht shtete monoetnike sesa shtete dhe shoqëri multietnike. A besoni se palët mund të arrijnë një marrëveshje me njohje reciproke? Jamie Shea: Po. Gjithçka është e mundur me udhëheqje dhe vizion. Unë kurrë nuk kam pranuar qëndrimin se ne nuk mund të bëjmë diçka për shkak të kundërshtimit të opinionit publik. Është detyrë e udhëheqjes politike për të formësuar opinionin publik. Nga koha kur ju keni qenë thellësisht i përfshirë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, le të themi se asnjë drejtues dhe diplomat i Perëndimit, të asaj kohe, tani nuk janë aktivë në përpjekjet e fundit për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se potenciali aktual diplomatik i perendimit është në gjendje të ofrojë rezultate? Jamie Shea: Koha kalon më shpejtë nga sa mendoni ndonjëherë të jetë e mundur dhe është e vërtetë që gjenerata ime e miqve të Kosovës, sot janë në qendra studimi dhe universitete – në vend që të qëndrojnë në skenën e kryesore si aktorë. Ne thjesht duhet të shpresojmë se brezi i tanishëm i liderëve politikë është në gjendje të kryejë detyrën që ne e kemi filluar, por nuk mundëm ta përfundojmë: të krijojmë një Evropë me të vërtetë të plotë dhe të lirë dhe një Ballkan Perëndimor, bashkë me Kosovën, të përfshirë në strukturat e sigurisë transatlantike. Por edhe sikur të jemi të vjetër sot, ne miqtë e Kosovës, jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë. Varet nga Kosova që të na tregojë se si mund të jemi akoma të dobishëm. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish- zëdhënësi i NATO-s: BE të mos e pranojë Serbinë pa e zgjidhur problemin me Kosovën Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, Jamie Shea thotë …