Botë Izraeli me sulme të reja kundër Hamasit Nga Wikiliks U postua 26/03/2019 2 Min e Lexuar 0 0 54 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Izraeli sulmoi caqe të Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi një raketë goditi një shtëpi në veri të Tel Avivit. Forca Mbrojtëse e Izraelit tha se shënjestra të sulmeve ishin zyra e udhëheqësit politik të Hamasit dhe selia e inteligjencës ushtarake të këtij grupi. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se shtatë vetë u plagosën në sulme. Izraeli më herët fajësoi Hamasin – grup militant islamik që kontrollon Gazën qysh në vitin 2007 – për lëshimin e raketës që goditi komunitetin izraelit Mishmeret, duke plagosur shtatë njerëz. “Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Unë nuk do ta toleroj këtë”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ndërpreu vizitën në Uashington për t’u kthyer në vendin e tij, transmeton Reuters. “Do të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur popullin tonë dhe shtetin tonë”, tha Netanyahu. Një zyrtar i Hamasit tha se grupi “nuk ka pasur interes” të hedhë raketën. Sipas disa njoftimeve, shkollat në komunitetet izraelite pranë kufirit me Gazën u mbyllën të martën. Izraeli dhe Hamasi kanë luftuar tri luftëra. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si ta kuptoni nëse dikush ju ka fshirë nga lista e miqve në Instagram? Nëse keni qenë në një moment ku provoni dhe shikoni postimet e ndonjë prej …