Stil & Trend Ja si duhet përdorur kremi i diellit Nga Wikiliks U postua 31/07/2018 3 Min e Lexuar 0 0 126 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Njerëzit nuk mbrohen aq sa duhet nga dielli, dhe problemi qëndron jo tek lloji i locioneve mbrojtëse që përdorin sesa tek aplikimi. Shkencëtarët e kolegjit të Londrës thonë se përdorimi i një locioni mbrojtës me faktor 15 është i mjaftueshëm për të parandaluar djegien nga dielli. Por njerëzve u nevojiten në realitet locione me faktor 30 apo 50 që të jenë të sigurt, thonë autorët e studimit, që kanë kryer eksperimente me vullnetarë në laboratorin e tyre. Si duhet aplikuar kremi mbrojtës? Kremi mbrojtës duhet të aplikohet në një shtresë mjaftueshëm të trashë, që shumë nga ne nuk e bëjnë. Dhe klasifikimi i locioneve bazohet në prezumimin se 2 mg locion duhet të mbulojë 1 centimetër katror të lëkurës. Kjo do të thotë që një person duhet të përdorë të paktën gjashtë lugë çaji të plota me locion, ose 36 mg, për të mbuluar trupin e një të rrituri mesatar. Zona si anët e qafës dhe veshët, zakonisht nuk lyhen, por edhe për to duhet treguar kujdes. Dermatologët këshillojnë që kremi i plazhit të aplikohet 15 deri në 30 minuta para ekspozimit në diell, në mënyrë që ai të mund të thahet. Dhe procesi duhet përsëritur çdo dy orë si edhe menjëherë pas daljes nga deti. Disa locione thuhet se janë rezistente ndaj ujit duke pretenduar se garantojnë të njëjtën mbrojtje edhe pas zhytjes. Sidoqoftë, mbi 85 për qind e produktit mund të hiqet pas tharjes me peshqir ndaj duhet aplikuar lyerja pas notit, djersitjes apo ndonjë aktiviteti tjetër. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rahim Salihi: Ju gënjeni, shpifni, njollosni dhe fshiheni Shefi i kabinetit të kryetarit Shaip Kamberi ka reagurë sod përmes profilit të tijë …