Botë Joe Biden zyrtarizon kandidaturën për president të SHBA-së në zgjedhjet 2020 Nga Wikiliks U postua 25/04/2019 1 Min e Lexuar 0 0 53 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do të kandidojë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2020, shkruan Guardian. Vendimi për t’iu futur garës për të parin e Shtëpisë së Bardhë, vjen pas dy tentimeve të pasuksesshme nga radhët e Demokratëve, që të nominohet siç ishin rastet në vitin 1988 dhe 2008. 76-vjeçari i është bashkuar kandidatëve të tjerë përfshirë katër senatorë: Elizabeth Warren nga Massachusetts, Kamala Harris nga Kalifornia, Kristen Gillibrand nga New Yorku si dhe Cory Booker nga New Jersey. Nëse arrin të bëhet i pari i Shtëpisë së Bardhë, Biden do të jetë presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-ve që ka kandiduar si presidenti i Amerikës. Ai ka publikuar një video afro katër minuta, në të cilën tregon vizionin dhe arsyet se pse kandidon dhe beson se është i duhuri për president të SHBA-ve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Çfarë mendojnë meshkujt për femrat me tatuazhe? Vlerësimet janë negative…foto(+18) Në vende të ndryshme të botës, si femrat ashtu edhe meshkujt bëjnë tatuazhe të …