Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kanë vizituar Uashingtonin. Në një bisedë të përbashkët në Zërin e Amerikës ata diskutuan për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina. Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën. “Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit padyshim se me një përkushtim të jashtëzakonshëm pranojnë integrimin brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa. “Sigurisht se do të ishte varianti më i mirë që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës, por megjithatë ne jemi lojtarë nga jashtë të cilët nuk mund të interferojmë në qëndrimin e kosovarëve sepse nuk mund t’i imponohemi Kosovës”, tha Kamberi. Like 0
Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kanë vizituar Uashingtonin. Në një bisedë të përbashkët në Zërin e Amerikës ata diskutuan për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina. Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën. “Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit padyshim se me një përkushtim të jashtëzakonshëm pranojnë integrimin brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa. “Sigurisht se do të ishte varianti më i mirë që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës, por megjithatë ne jemi lojtarë nga jashtë të cilët nuk mund të interferojmë në qëndrimin e kosovarëve sepse nuk mund t’i imponohemi Kosovës”, tha Kamberi.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Real Madridi i ka shpenzuar deri tani në këtë afat kalimtar 300 milionë euro, rekord historik për klubin Ardhja e Ferland Mendy në Estadio Santiago Bernabeu i ka plotësuar shpenzimet e Real …