Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reagur lidhur me intervistën e Presidentit të Serbisë në Tv Pink i cili tha se “Ekziston ideja për mbylljen e pikë-kalimit në “Konçul”– por unë e refuzova ate” ndërsa Kamberi tha se “Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastërt” Ky është reagimi i plotë i deputetit Kamberi: Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund t’a paramendoj kush edhe është autori i sajë. Por, është fakt që “nëpërmjet parandalimit të saj” A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqëruajtës i Ballkanit. Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullësisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do do të ishte edhe fundi i Open Ballkans. Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat. Ne tashmë jemir jemi mësuar me prezentimin e shpeshtë të disa ideve të çmendura të cilat munden të nxisin konflikte por në fund na vjen Vuçiq që po i “parandalon”. Kujtone idenë e Marko Gjuriqit me trenin shumëngjyrësh. Në elitën qeverisëse serbe, mjerisht, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjët, e të cilat, paqëruajtësi Vuçiq po i “parandalon”. I gjithë qëllimi është ta prezentojnë atë si të “vetmin që i kontribuon paqës në rajon”. Por më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastërt politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryekuvendari Ramadani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipëris z.Ilir Boçka Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka pritur sot në …